Vettel: Michael ka diçka që nuk e shoh tek asnjë pilot tjetër

Formula 1

Vettel: Michael ka diçka që nuk e shoh tek asnjë pilot tjetër

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 13:47
Vettel: Michael ka diçka që nuk e shoh tek asnjë pilot tjetër

Pas Fernando Alonso edhe Sebastian Vettel mendon se Michael Schumacher është një pilot më i fortë se Lewis Hamilton.

Vettel, 4 herë kampion bote në Formula 1, ka garuar me të dy pilotët dhe bën një krahasim mes tyre. Ai mendon se Schumacher është më lart se Hamilton, pavarësisht se të dy këta pilotë kanë arritur numër të njëjtë fitoresh: 91.

“E respektoj shumë këtë arritje të Hamilton. gjithnjë kam menduar se askush nuk do ta kapte këtë rekord të Schumacher, por Lewis ia doli mbanë. Madje ai do ta kalojë këtë rekord”, tha Vettel.

“Gjithsesi, duhet të them se Michael është gjithnjë heroi im. Mendoj se Michael ka diçka që nuk e shoh tek asnjë pilot tjetër. Ai ka patur një talent të lindur, të vështirë për ta shpjeguar. Nga garat “kart” deri në Formula 1 ai ka patur një aftësi të natyrshme për të fituar. Këtë gjë nuk e kam parë tek asnjë pilot tjetër”, tha Vettel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat