Reflektorët e Formula 1 po ndizen gjithnjë e më shumë rreth Mick Schumacher

Formula 1

Reflektorët e Formula 1 po ndizen gjithnjë e më shumë rreth Mick Schumacher

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 15:50
Reflektorët e Formula 1 po ndizen gjithnjë e më shumë rreth Mick Schumacher

Reflektorët e Formula 1 po ndizen gjithnjë e më shumë rreth Mick Schumacher. Djali i Michael Schumacher duket se vitin tjetër do të garojë në Formula 1, ndaj dhe presioni e vëmendja ndaj tij është e madhe.

Në mbështetje të Mick ka dalë sot një nga talentet e Formula 1, holandezi Max Verstappen. Ai kërkon që njerëzit ta pranojnë ashtu si është Mick si pilot e njeri, pa e krahasuar me babanë e tij.

“Vështirë të thuash se kush do të jetë ylli i ardhshëm i Formula 1. Mick është paraqitur mirë në Formula 2, por kur vjen në F1 gjithçka nis nga e para. Këtu gjithçka është ndryshe”, tha Verstappen.

“Mick ka talent, ka marrë diçka nga babai i tij. Ferrari e ndjek nga afër, të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Është e vështirë të krahasosh Michael Schumacher me Mick, ndaj askush nuk duhet ta bëjë këtë”, tha Verstappen.

“Edhe unë kam mësuar shumë nga babai im, por unë jam një pilot ndryshe nga ai. Kjo vlen edhe për Mick, që është ndryshe nga Michael. Ai ka karakteristikë të tijën kur parakalon, por krahasimet do ta dëmtojnë”, u shpreh Max Verstappen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat