Pranvera Xhaferi e para në Drag Race 3

Formula 1

Pranvera Xhaferi e para në Drag Race 3

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 21:13
Pranvera Xhaferi e para në Drag Race 3

Ashtu siç e nisi, ashtu edhe e përfundoi. Pranvera Xhaferi është fituese e garës së tretë Drag Race, e cila të shtunën u mbajt në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.

Shtegun e gjatë 402 metra, ajo me Audi RS6 e kaloi për kohën 11.805 sekonda.

Pranvera ishte edhe fituese e garës së parë. “Jam e kënaqur që e nisa dhe e përfundova me fitore në këtë disiplinë. Sigurisht që ky sukses është i veçantë se për herë të parë në Kosovë, por edhe në Evropë, në Drag Race marrin pjesë edhe femrat.

Image

I inkurajoj femrat që sa më shumë të marrin pjesë në këto gara, sepse është kënaqësi, adrenalinë, por edhe dëshmi se edhe ne mund të jemi të suksesshme në automobilizëm”, ka thënë Pranvera pas fitores.

Pozita e dytë i takoi Ermira Topallit, ndërsa e treta u rendit Qerime Rexhepi.

Rezultatet: 1.Pranvera Xhaferi (Audi RS6) 11.805 sekonda 2.Ermira Topalli (Audi SQ5) 13.886 3.Qerime Rexhepi (Audi A3) 17.344.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat