Rossi: Kisha dhimbje

Formula 1

Rossi: Kisha dhimbje

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 17:11
Rossi: Kisha dhimbje

Mbrëmjen e së enjtes Valentino Rosi i njoftoi të gjithë se kishte rezultuar pozitiv me Koronavirus. Një zhgënjim i madh për pilotin e Yamahës, që duhet të heqë dorë nga Çmimi i Madh i Spanjës që do të mbahet këtë fundjavë në Aragonë.

“Doktori” i cili në tri garat e fundit kishte përfunduar i rrëzuar dhe me zero pikë, shpresonte te kthesa në Aragonë. Në një lidhje telefonike për radio “Deejay”, 41-vjeçari shpjegon se si e kishte kuptuar që ishte me Koronavirus:

“Mbrëmjen mes së mërkurës dhe të enjtes fillova të mos ndihesha mirë. Kisha dhimbje shpine dhe kockash. Mata temperaturën dhe më doli 37,6. Që aty e kuptova se jam me ‘COVID-19’. Më pas bëra tamponin dhe përgjigjja e parë më erdhi negative.

Megjithatë, vendosa që të mos udhëtoja, pasi nuk ndihesha mirë. Për fat të mirë, ndodhem në shtëpi, ndonëse inati që s’do të marr pjesë në garë nuk më ka kaluar ende. Nëse do të rrija një javë i mbyllur në Aragonë, do të hidhesha nga ballkoni”, tha Rosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat