Haas largon të dy pilotët

Formula 1

Haas largon të dy pilotët

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 14:05
Haas largon të dy pilotët

Makina amerikane Haas ka konfirmuar sot se dy pilotët e saj aktualë, Romain Grosjean dhe Kevin Magnussen do të largohen në fund të këtij sezoni. I pari ndodhet te Haas që prej vitit 2016, sezon kur kjo makinë debutoi në Formula 1. Ndërsa i dyti erdhi një vit më vonë (2017).

Haas, përmes një komunikate zyrtare, konfirmoi largimin e dy pilotëve në fund të këtij sezoni. “Falënderojmë Romain dhe Kevin për punën e madhe që kanë bërë në këto vite. Së bashku kemi kujtime të mrekullueshme. Në vitin 2018 u renditëm në vendin e pestë për konstruktorë, në sezonin tonë të tretë në Formula 1. Ata kanë luajtur rol kyç në zhvillimin e makinës”, tha Haas.

Më largimin e këtyre dy pilotëve hapet “drita jeshile” për debutimin në Formula 1 sezonin e ardhshëm të Mick Schumacher, djali i Michael Schumacher.

Prej kohësh përflitet se Haas do të marrë talentin gjerman edhe për faktin se përdor motorin Ferrari, ndërkohë që Mick është pjesë e Akademisë Ferrari. Piloti tjetër pritet të jetë Nikita Mazepin, të dy aktualisht në Formula 2.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat