Morbidelli fiton Grand Prixin e Alcaniz

Formula 1

Morbidelli fiton Grand Prixin e Alcaniz

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 14:33
Morbidelli fiton Grand Prixin e Alcaniz

Morbidelli ishte më i shpejti në pistën spanjolle.

Franco Morbidelli është treguar i pakonkurrent sot në Grand Prix të Alcaniz.

Piloti italian ka arritur që të renditet i pari, edhe pse në këtë garë nisej nga pozita e dytë.

Takaaki Nakagami që nisej i pari pësoi një aksident qysh pas kthesës së parë, duke humbur kështu mundësinë për të bërë ëndrrën realitet.

Fat të mirë nuk pati as Alex Marquez i Honda, i cili gjithashtu la garën para kohe pas një aksidenti.

Pas Morbidelli, në pozitën dy dhe tre përfunduan Joan Mir dhe Alex Rins.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat