Vetëm 32 pikë diferencë

Formula 1

Vetëm 32 pikë diferencë

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:28
Vetëm 32 pikë diferencë

Botërori 2020 në MotoGP është më i bukuri i viteve të fundit, teksa 3 gara nga fundi gjithçka është e hapur për titullin kampion. Titull që mund ta fitojë edhe piloti që aktualisht renditet i gjashti në klasifikim, pasi diferencat e tij me kreun janë të ngushta: Vetëm 32 pikë.

Një titull që të gjithë e duan dhe që mund të vendoset në kthesën e fundit të garës së fundit. Lista e kandidatëve është e gjatë, nga Joan Mir që kryeson renditjen me 137 pikë deri te Alex Rins, i gjashti me 105 pikë. Mes tyre janë Fabio Quartararo (123), Maverick Vinales (118,), Franco Morbidelli (112) e Andrea Dovizioso (109).

Për t’u zhvilluar kanë mbetur edhe 3 gara, dy prej të cilave do të organizohen në Spanjë dhe një në Portugali.

Në lojë janë ende edhe 75 pikë, pra gjithçka është e mundur dhe vështirë të bëhet një parashikim. Marc Marquez, pas 5 vitesh që fiton titullin, tashmë i duhet të dorëzojë spektrin e kampionit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat