Raikkonen dhe Giovinazzi konfirmohen te Alfa Romeo për sezonin tjetër

Formula 1

Raikkonen dhe Giovinazzi konfirmohen te Alfa Romeo për sezonin tjetër

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 09:30
Kimi Raikkonen

Alfa Romeo ka konfirmuar shoferët për sezonin e ri në Formula 1.

Kimi Raikkonen dhe Antonio Giovinazzi, kanë vazhduar kontratat me Alfa Romeu, për të mbetur te kjo skuadër edhe në sezonin e ri.

Për Raikkonen, ky do të jetë sezoni i 19-të në Formula 1.

Raikkonen e kishte bërë debutimin në Formula 1 për Sauber, ekip i cili nga viti i kaluar quhet Alfa Romeo.

“Alfa Romeo është më shumë se një ekip për mua, është një familje e dytë. Shumë njerëz ishin rreth meje kur bëra debutimin tim në Formula 1 në vitin 2001, Unë nuk do të isha këtu nëse nuk do të besoja në projektin e ekipit”, ka deklaruar Raikkonen.

Me këto kontrata që ka nënshkruar Alfa Romeo, lë të kuptohet se për djalin e legjendës Michael Schumacher, Mick, nuk ka vend në ekipin e parë të kësaj skuadre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat