Ferrari me “mungesa” në garën e Turqisë

Formula 1

Ferrari me “mungesa” në garën e Turqisë

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 17:49
Ferrari me “mungesa” në garën e Turqisë

Drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto, nuk do të jetë i pranishëm në garën e Çmimit të Madh të Turqisë në Formula 1, që zhvillohet më 15 nëntor në Stamboll.

Numri 1 i makinës italiane do të qëndrojë në Maranello, ku dhe do të ndjekë garën nga ekrani.

Ky vendim u mor nga vetë Binotto, që do të qëndrojë në fabrikë gjatë këtyre ditëve për të parë punën që po bëhet me makinën Ferrari të sezonit të ardhshëm. Në këtë garë, vendimet do të merren nga Laurent Mekies, ndërsa në pistë si zakonisht do të zbresin Leclerc dhe Vettel.

Kjo prani e Binotto në Maranello konfirmon faktin se Ferrari prej kohësh ka nisur punën për makinën e vitit të ardhshëm. Në garat e fundit, “kokëkuqja” ka testuar disa pjesë të reja, që pritet të përdoren vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat