Rossi rrezikon edhe garën e Valencias

Formula 1

Rossi rrezikon edhe garën e Valencias

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 21:56
Rossi rrezikon edhe garën e Valencias

Valentino Rossi, pasi humbi pjesëmarrjen në dy garat e fundit të MotoGP në pistën e Aragon për shkak të Covid-19, ka konfirmuar se vijon të jetë pozitiv. Për pasojë, ai rrezikon të mungojë edhe në garën e radhës që zhvillohet këtë fundjavë në pistën spanjolle të Valencia.

Rossi duhet të dalë negativ në dy teste radhazi brenda 24 orësh për të zbritur sërish në pistë. “Ky virus është shumë i komplikuar dhe serioz. Kam qenë keq 2 ditë, por për pak kohë u riktheva në formë. Jam në 100% të formës, më duhet vetëm të dal negativ”, tha Rossi.

“Kam qenë i izoluar vetëm në shtëpi, duke ndjekur këshillat e mjekëse. Fakti që nuk garoj është i trishtueshëm për një si mua. Edhe testi i fundit bërë dje doli pozitiv.

Shpresoj që në orët e ardhshme situata të ndryshojë dhe të rikthehem në garë”, u shpreh Valentino Rossi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat