Piloti italian dënohet me 4 vjet për përdorim dopingu

Formula 1

Piloti italian dënohet me 4 vjet për përdorim dopingu

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 13:19
Piloti italian dënohet me 4 vjet për përdorim dopingu

Gjykata e CAS-it të Lozanës ka pezulluar me 4 vjet pilotin italian Andrea Iannone për përdorim dopingu.

Piloti i Aprilia kishte apeluar vendimin e marrë nga komisioni i disiplinës pranë Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, por pa sukses.

Iannone doli pozitiv me drostanolone, një steroid, pas një kontrolli antidoping më 3 nëntor të vitit të kaluar, në garën e Malazisë.

Në shkallën e parë ai u dënua me 18 muaj, ndërkohë që ishte pezulluar që më 17 dhjetor nga të gjitha aktivitetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat