Arrestohet organizatori i garës

Formula 1

Arrestohet organizatori i garës

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 11:27
Arrestohet organizatori i garës

Këtë vit, gara e Çmimit të Madh të Vietnamit në Formula 1 u anullua për shkak të pandemisë Covid-19. Gara ishte planifikuar fillimisht të zhvillohej vitin 2021, por edhe sezonin e ardhshëm ajo nuk do të zhvillohet.

Pra, debutimi i pistës në Hanoi në Formula 1 është shtyrë sërish. Data 25 prill 2021 që ishte parashikuar nga Liberty Media për momentin është bosh. Por cila ishte arsyeja e anullimit të garës?

Sipas AFP-së, shkak i anullimit për të dyt vit radhazi të garës së Vietnamit është arrestimi i Nguyen Duc Chung, që ishte kryetari i Bashkisë së Hanoi. Ai ishte personi përgjegjës për organizimin e garës, që tashmë ndodhet në burg për korrupsion.

“Pa Chung, e ardhmja e garës së Hanoi në Formula 1 është nul. Ndaj ajo nuk do të zhvillohet”, thonë burimet pranë Formula 1. Kjo e fundit firmosi një kontratë 10-vjeçare me Vietnamin në vitin 2018, që i ka kushtuar 60 milionë dollarë në vit vendit aziatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat