Hamilton kampion bote në Formula 1, arrin rekordin e Schumacherit

Formula 1

Hamilton kampion bote në Formula 1, arrin rekordin e Schumacherit

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 13:49
Hamilton kampion bote në Formula 1, arrin rekordin e Schumacherit

Pilot britanik, Lewis Hamilton vazhdon të triumfojë në botën e Formula 1.

Ai sot ka arritur të fitojë titullin e botës i cili është i shtati në karrierën e tij. Gara për Çmimin e madh të Turqisë është zhvilluar sot (e diel) dhe pas 58 xhirove ka sjell fitues Hamiltonin.

Piloti i Mercedesit arriti t’i mposht të gjithë në këtë garë duke përfunduar i pari, ndërsa në podium u ngjiten edhe Sergio Perez i dyti dhe Sebastian Vettel i treti.

Megjithatë, kjo fitore nuk do të thotë vetëm fitore e radhës për pilotin britanik, pasi tani ai zyrtarisht është shpallur kampion për vitin 2020. Përveç kësaj, 35-vjeçari ka arritur të shkruaj historinë në Formula 1 duke fituar titullin e shtatë në këtë sport.

Me këtë titull, Hamilton barazon rekordin e legjendës gjermane të kësaj gare, Micheal Schumacher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat