Charles Leclerc ishte duke prekur vendin e dytë në garën e fundit të Formula 1 zhvilluar në Turqi, por pak metra larg finishit, në kthesat e fundit, gaboi dhe u rendit i katërti dhe humbi podiumin.
Natyrisht që piloti monogask i Ferrarit ka mbetur i zhgënjyer nga ai gabim që bëri në pistë dhe ka gjetur një mënyrë unike për të shfryrë dufin. Pas garës, ai ka ndihmuar skuadrën në çmontimin e garazhit Ferrari.
Leclerc ka ndihmuar mekanikët për çmontimin e pjesëve të “bokseve Ferrari” dhe transportimin e tyre në kamion.
Këto momente janë filmuar dhe janë postuar në rrjetet sociale, me pilotin e “kokëkuqes” që bën punëtorin e ngarkim-shkarkimit.