Rossi: Mezi pres të garoj

Formula 1

Rossi: Mezi pres të garoj

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 14:30
Rossi: Mezi pres të garoj

Valentino Rossi do të zhvillojë në pistën portugeze të Portimao garën e fundit me Yamaha. Sezonin tjetër, piloti italian, ikona e MotoGP, do të garojë me Yamaha Petronas.

“Kjo është një pistë fantastike dhe këto motori ynë përshtatet mjaft mirë. Një pistë që e ndihmon Yamaha”, tha Rossi.

“Mezi pres të garoj këtu, pasi është një garë speciale për mua. Është e fundit me Yamaha dhe dua ta mbyll mirë.

Kjo është një pistë që pak e njohim, ndaj shpresoj të më sjellë fat. Dua ta mbyll mirë aventurën te Yamaha, me një podium apo fitore. Do të ishte mënyra më e mirë për të thënë faleminderit”, tha Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat