Zhgënjyes

Formula 1

Zhgënjyes

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 13:48
Sebastian Vettel

Sezoni 2020 ka qenë mjaft zhgënjyes për pilotin gjerman Sebastian Vettel, 4 herë kampion bote në Formula 1, që te Ferrari nuk arriti në asnjë moment të jetë protagonist.

Në garën e fundit të zhvilluar në Turqi ai u klasifikua i treti, podiumi i parë për të këtë sezon.

“Ky sezon ka qenë i vështirë dhe pranoj se kisha nisur të dyshoja tek aftësitë e mia si pilot. Ndaj, ky podium më karikoi dhe konfirmoi se kam ende mundësi të jem një pilot fitues.

Kjo situatë kishte ndikuar edhe në marrëdhëniet me skuadrën, por unë jam gjithnjë i motivuar”, tha Vettel.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat