Hamilton: Meritoj respekt për 7 titujt

Formula 1

Hamilton: Meritoj respekt për 7 titujt

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 15:51
Hamilton: Meritoj respekt për 7 titujt

Lewis Hamilton nuk i pranon kritikat dhe deklaratat se ai arrin të triumfojë në pistë pasi ka një makinë fituese si Mercedes, që nuk e kanë rivalët e tij. Më kritiku ka qenë Max Verstappen me Red Bull, një nga rivalët për titull kër sezon.

“Meritoj më shumë respekt. Edhe unë dëshiroj që të ketë më shumë gara të ndërlikuara si kjo e fundit në Turqi.

Kjo do të më jepte edhe mua më shumë mundësi të tregoj se çfarë jam i aftë të bëj”, tha Hamilton.

“Këtë makinë e piloton një tjetër pilot i madh, por nuk arrin ato rezultate si unë. Natyrisht që për të fituar duhen një skuadër e madhe dhe një makinë fituese. Asnjë pilot nuk ka fituar i vetëm titullin kampion”, u shpreh Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat