Carey: Ne synojmë në një botëror me 24 gara

Formula 1

Carey: Ne synojmë në një botëror me 24 gara

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 12:00
Carey: Ne synojmë në një botëror me 24 gara

Formula 1 ka zyrtarizuar se sezoni 2021 do tëjetë me 23 gara, një rekord, por ky numër garash mund të jetë edhe më i madh pas një viti. Sipas Chase Carey, presidenti i Formula 1 që në janar do t’i lërë vendin Stefano Domenicali, objektivi është që në vitin 2022 numri i garave të jetë 24.

Këtë vit, si pasojë e pandemisë dhe anullimit të shumë garave, Formula 1 u zhvillua në disa pista historike, të cilat mund të rikthehen në kalendar.

“Shumë pista ku garuam këtë vit kanë shprehur interesim të madh për të hyrë në cirkuit. Gjithashtu, mjaft shtete kanë shtuar interesimin e tyre për të qenë pjesë e sportit tonë”, tha Carey.

“Ne synojmë në një botëror me 24 gara, gjë që mund të ndodhë pas dy vitesh. Ndoshta disa pista mund të alternohen mes tyre për të kënaqur të gjithë.

Ky ishte një vit i vështirë, por jam i sigurt se Formula 1 do të dalë nga kriza vitin tjetër”, tha Carey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat