Hamilton: Ky është sezoni më i mirë në karrierën time

Formula 1

Hamilton: Ky është sezoni më i mirë në karrierën time

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 16:56
Hamilton: Ky është sezoni më i mirë në karrierën time

Lewis Hamilton ka folur për aventurën personale gjatë këtij viti të Formula 1, ku u shpall kampion bote për të 7-n herë në karrierën e tij.

Këtë sezon ai i ka përfunduar të gjitha garat, duke mos u ngjitur në podium vetëm në 2 gara nga 14 të zhvilluara deri më tani. Ai nuk është tërhequr nga asnjë garë.

“Mendoj se gjatë këtij viti kam pilotuar në nivelet maksimale. Kjo është diçka e natyrishme duke parë përvojën dhe makinën edhe pse asnjëherë nuk je i përkryer. Nga ana tjetër, mendoj se koronavirus na dha më shumë mundësi e kohë për të reflektuar në gabimet tona”, tha Hamilton.

“Këtë vit punova shumë te dobësitë që kam shfaqur gjatë vitit të kaluar, sidomos në provat zyrtare.

Objektivi im ishte të përmirësohesha si në provat zyrtare ashtu dhe në garë dhe ia dola mbanë. Edhe vetë u befasova nga arritjet e mia këtë vit. Kam menaxhaur më mirë gomat, dialogoj më shumë me skuadrën etj”, tha Hamilton.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat