Bottas, u konsiderua si fajtor për dështimin e makinës

Formula 1

Bottas, u konsiderua si fajtor për dështimin e makinës

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 12:08
Bottas, u konsiderua si fajtor për dështimin e makinës

Piloti finlandez i Mercedes, Valtteri Bottas, u konsiderua si fajtor për dështimin e makinës gjermane në garën e fundit në Meksikë. Edhe pse e nisi garën nga “pole” ai nuk arriti të grumbullojë pikë, pasi u përfshi në një aksident që në kthesën e parë.

Pavarësisht kritikave, Lewis Hamilton doli në mbrojtje të shokut të tij të skuadrës.

Duke folur për aventurën e tij te Mercedes, nga ku do të largohet në fund të këtij sezoni, Bottas tha:

“Jam krenar për atë që kam arritur dhe kam dhënë të kjo makinë gjatë këtyre viteve.

Së bashku arritëm shumë objektiva, duke dhënë më të mirën për Mercedes dhe ndihmuar Lewis të shpallet kampion bote në Formula 1”.

“Për të arritur gjithë këto fitore një skuadër ka nevojë për dy pilotë të mirë dhe unë e Hamilton kemi qenë dy të tillë. Dhashë gjithçka kisha mundësi dhe këtë gjë kam bërë edhe këtë sezon edhe këto gara të fundit. do të përpiqem për t’u shpallur kampionë edhe këtë sezon”, u shpreh Bottas, që seoznin tjetër do të garojë me Alfa Romeo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat