Rossi merr çmimin e veçantë

Formula 1

Rossi merr çmimin e veçantë

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 12:34
Rossi merr çmimin e veçantë

Në mbrëmjen “gala” të zhvilluar në përfundim të sezonit 2021 të MotoGP, piloti italian Valentino Rossi është vlerësuar me një çmim special nga Dorna, kompania që organizon garat e motoçiklizmit. Siç dihet, Rossi i tha lamtumirë karrierës pas 26 vitesh, duke fituar në total 9 tituj kampionë.

“Doktori” ka marrë nga presidenti Carmelo Ezpeleta çmimin “MotoGP Legend” (Legjendë e MotoGP). Zakonisht, ky çmim u jepet pilotëve disa vite pasi kanë përfunduar karrierën e tyre, por për Rossi ai vlerësim u dha menjëherë pas garës së tij të fundit.

Rossi u prit me duartrokitje në këtë ceremoni, pasi bëhet fjalë për një legjendë të vërtetë: 115 fitore dhe 235 podiume në 26 sezone. Deri më tani, këtë vlerësim e kanë marrë 31 pilotë.

“Faleminderit për vlerësimin. Kjo do të jetë një ditë speciale, që do ta kujtoj gjatë. Ka qenë një karrierë e gjatë dhe për mua ishte një kënaqësi”, tha Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat