Pranvera Xhaferi ftohet të garojë me meshkuj në Greqi!

Formula 1

Pranvera Xhaferi ftohet të garojë me meshkuj në Greqi!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 18:58
Pranvera Xhaferi

Është prej femrave më të guximshme në Kosovë, nuk i trembet qerpiku i syrit aspak në luftën garuese me meshkuj.

Është Pranvera Xhaferi, kampionja e Kosovës, e cila synon në Greqi të tregojë klasin e saj në garën e automobilizmit. 

Ajo është ftuar në garën që do të mbahet në fillim të muajit dhjetor.  

“Jam shumë mirënjohëse për ftesën.

Jam në përgatitje shumë të mirë edhe e gatshme me u sfidu edhe në Greqi në kategorinë e meshkujve. 

Shpresoj që do ta bëjë një kohë edhe më të mirë se që kisha me parë sepse pista atje është shume e mirë edhe me ka bë kureshtare me marr pjesë atje”, thotë Pranvera për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ndërkaq, klubi Ferizaj mburret për një garuese të nivelit të lartë siç është Pranvera dhe shpresojnë se do të përfaqësojë sa më mirë Kosovën. 

“Kampionja e Drag Race ‘Kosova 2020’, Pranvera Xhaferi, anëtare e AK Ferizaj, sot ka pranuar një ftesë nga Greqia që të marr pjesë në garat me meshkuj të Drag Race, që do të mbahen me datat 3, 4 dhe 5 dhjetor 2021.
Pranverës i urojmë fat dhe suksese në sfidën e radhës”,
njofton AK Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat