Në Arabi punojnë ditë-natë për të bërë pistën gati

Formula 1

Në Arabi punojnë ditë-natë për të bërë pistën gati

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 11:40
Në Arabi punojnë ditë-natë për të bërë pistën gati

Gara e radhës së botërorit të Formula 1 do të zhvillohet në pistën qytetase të Jeda, në Arabinë Saudite.

Kjo pistë debuton në këtë sport, por 10 ditë nga gara situata në cirkuit është ende kaotike.

Organizatorët po punojnë 24 orë në ditë për të bërë gati pistën, në mënyrë që më 3 dhjetor, kur zhvillohen provat e lira, të mos ketë asnjë problem. Sipas Stefano Domenicali, president ii Formula 1, situata është optimiste.

“Ne kemi besim te organizatorët e garës. Ata po punojnë ditë-natë për të mbyllur punimet në afat për garën.

Do të jeni gati edhe pse kjo gjë do të ndodhë në limitet e kohës. Do të shihni me sytë tuaj investimin e bërë”, tha Domenicali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat