Lorenzo: Incidenti i Asen mes Marquez e Rossi derdhi kupën

Formula 1

Lorenzo: Incidenti i Asen mes Marquez e Rossi derdhi kupën

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 11:44
Lorenzo: Incidenti i Asen mes Marquez e Rossi derdhi kupën

Sezoni 2015 i MotoGP u karakterizua nga rivaliteti mes Marc Marquez (Honda) e Valentino Rossi (Yamaha), vit ku kampion u shpall Jorge Lorenzo me Yamaha. Ky i fundit, duke treguar për ngjarjet që ndodhën atë sezon, konfirmoi dyshimet që ka hedhur Rossi, se ishte Marc Marquez ai që ndikoi te titulli kampion.

Incidenti mes Marquez dhe Rossi në Malajzi (më parë dy pilotët ishin fërkuar edhe në Holandë), që solli penalitetin e italianit në Valencia, ndikoi që titullin ta merrte Lorenzo. 6 vjet nga ato ngjarje Lorenzo tregon të vërtetën.

“Incidenti i Asen mes Marquez e Rossi derdhi kupën dhe nga ai moment Marc vendosi që Rossi të mos e fitojë titullin.

Ai bëri çmos që Rossi të penalizohej dhe ashtu ndodhi, duke bërë që titullin ta merrja unë”, kujton Jorge Lorenzo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat