Sistemi “VAR” nga futbolli kalon edhe në Formula 2

Formula 1

Sistemi “VAR” nga futbolli kalon edhe në Formula 2

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 13:35
Sistemi “VAR” nga futbolli kalon edhe në Formula 2

Fundjava e jashtëzakonshme në Abu Dhabi ka bërë që Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, të marrë masa të shpejta lidhur me sezonin tjetër.

Maks Verstapen fitoi garën e Abu Dabi, dhe njëkohësisht edhe titullin e kampionit në Formula 1, në një garë që doli të ishte më kontroversja ndër vite.

Gara u përcoll me dy ankesa të “Mercedes”-it, të cilat dështuan në seancën dëgjimore, megjithatë, rregullat e reja të FIA shtyjnë të besohet edhe më shumë në gabimet e fundjavës.

FIA ka vendosur që të implementojë VAR në kampionatin e F2 sezonin tjetër.  Paraqitja e parë e VAR në F2 do të bëhet në fazën post-sezonale, në testet e Abu Dabit, të parashikuara për 16, 17 dhe 18 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat