Vettel: Verstappen është më i mirë

Formula 1

Vettel: Verstappen është më i mirë

Më: 14 janar 2022 Në ora: 17:59
Vettel: Verstappen është më i mirë

“Atë që ka Verstappen nuk e kam parë te shumë pilotë. Në pistë jep gjithçka që ka dhe piloton me zemër”.

Është ky komenti që bën Christian Horner, drejtori sportiv i Red Bull, që thurr elozhe për pilotin holandez, i shpallur vjet kampion bote në Formula 1.

Horner harron 4 titujt që Red Bull ka fituar me Sebastian Vettel dhe e konsideron talentin holandez si më të mirin.

“Nuk kam dyshime. Verstappen është deri më sot piloti më i mirë që kam parë dhe që kemi patur. Edhe Vettel ishte mjaft i aftë, por kishte në dizpozicion një makinë më të mirë”, tha Horner.

“Verstappen di të pilotojë në limitet e tij dhe të makinës me shumë pak sforco, gjë që nuk e realizojnë dot pilotët e tjerë”, u shpreh Horner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat