Ferrari nis më herët përgatitjen

Formula 1

Ferrari nis më herët përgatitjen

Më: 25 janar 2022 Në ora: 12:56
Ferrari nis më herët përgatitjen

Sezoni 2022 për skuadrën Ferrari do të nisë që këtë javë, në pistën e Fiorano. Edhe pse njëvendëshja e re e “kokëkuqes” ende nuk është zbuluar (më 17 shkurt), ka ardhur koha që pilotët të nisin të adaptohen me makinën dhe ritmin e garës pas dy muajsh pushim.

Të gjithë, pilotë, inxhinierë e mekanikë te Ferrarit do të jenë së bashku për 4 ditë në Fiorano, në pistën private të makinës italiane. Në pistë do të zbresin të dy pilotët titullarë, Charles Leclerc e Carlos Sainz si dhe piloti kolaudator Robert Schartzman.

Ata do të pilotojnë makinën SF21 të vitit të kaluar.

Për herë të fundit ata kanë qenë në pistë në garën e Yas Marina, në Abu Dhabi, ku disa ditë më pas u bënë edhe disa teste me gomat e reja (me pilotin Schartzman).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat