Marquez merr lajmin e mirë

Formula 1

Marquez merr lajmin e mirë

Më: 26 janar 2022 Në ora: 13:47
Marquez merr lajmin e mirë

Marc Marquez do të zbresë normalisht në pistë në testet që MotoGP do të zhvillojë në pistën e Sepang në datat 5-6 shkurt të këtij viti. Lajmin e zyrtarizoi motori Honda, që tha se piloti spanjoll do të marrë pjesë në testet zyrtare dimërore që do të zhvillohen javën e ardhshme në Malajzi.

8 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit ka marrë “OK”-in nga mjekët për të zbritur në pistë pas probleme që pati me shikimin (diplopia) muajt e fundit, duke mos marrë pjesë në dy garat e fundit të vitit 2021.

Ai qëndroi gati 2 muaj pushim, ndërkohë që javët e fundit ka bërë disa teste në pistë.

“Të hënën, më 24 janar, Marquez i është nënshtruar një tjetër kontrolli mjekësor, që konfirmoi se trajtimi mjekësor ka patur sukses të plotë dhe Marc Marquez mund të pilotojë një motor të MotoGP, duke nisur nga testet e para dimërore në pistën e Sepang”, thuhet në komunikatën e Honda.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat