Kampioni i botës i zhgënjyer nga Yamaha

Formula 1

Kampioni i botës i zhgënjyer nga Yamaha

Më: 15 prill 2022 Në ora: 12:43
Kampioni i botës i zhgënjyer nga Yamaha

Piloti francez Fabio Quartararo, kampion bote në MotoGP, nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë sezonin e ardhshëm.

Ky sezon nuk ka nisur mirë për pilotin e Yamaha, ndaj po sheh mundësinë që të largohet në fund të vitit. “Kemi shumë opsione në tavolinë, por nuk do të nxitohemi për të ardhmen, pasi ka ende kohë përpara”, u shpreh 22-vjeçari.

“Ne jemi në bisedime edhe me Yamaha për të rinovuar kontratën, por duhet parë edhe se çfarë motori ata do të ofrojnë. Ky sezon është i vështirë, pasi nuk kemi fituar asnjë garë. Janë të shumtë pilotët që do të jenë pa kontratë në fund të këtij sezoni, ndaj mund të ketë shumë surpriza”, tha Quartararo.

Vetëm 3 pilotë kanë një kontratë të sigurt për vitin 2023: Francesco Bagnaia (Ducati), Marc Marquez (Honda) dhe Brad Binder (KTM). Për momentin, “El Diablo” po sheh mundësitë, por Honda e Ducati mund t’i ofrojnë një motor kompetitiv për vitin 2023. Pritet që gjithçka të vendoset brenda korrikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat