Hamilton: Ferrari 1 sekondë më i shpejtë

Formula 1

Hamilton: Ferrari 1 sekondë më i shpejtë

Më: 16 prill 2022 Në ora: 11:59
Hamilton: Ferrari 1 sekondë më i shpejtë

Piloti britanik i Mercedes, Lewis Hamilton, kërkon që skuadra të ndërhyjë sa më shpejt për të ndërtuar një makinë fituese, në mënyrë që të rikuperojnë diferencën e madhe që kanë ndaj Ferrarit. “Në Australi pamë që ata ishin gati një sekondë më të shpejtë se ne në garë dhe kjo situatë është e papranueshme”, u shpreh Hamilton.

“Ne i dimë zonat ku duhet të punojmë për të qenë më të shpejtë dhe se ku duhet të përmirësohemi. Kjo gjë duhet të ndodhë sa më shpejt dhe jo pas 2 apo 3 garash, pasi atëherë do të jetë shumë vonë dhe nuk do të kemi më mundësi të arrijmë Ferrarin”, shtoi 7 herë kampioni i botës në Formula 1.

Më tej, ai karikon skuadrën që të mos humbi entuziazmin dhe optimizmin për të ardhmen.

“Sezoni është ende shumë i gjatë, ndaj sa më shpejt rikuperojmë aq më shpejt hyjmë në garë për titullin. Duhte të mos nënvlerësojmë asgjë, por të ecim përpara me stimujt e duhura”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat