Mick është në kërkim të pikëve të para

Formula 1

Mick është në kërkim të pikëve të para

Më: 17 prill 2022 Në ora: 12:06
Mick është në kërkim të pikëve të para

Piloti 23-vjeçar gjerman Mick Schumacher, djali i legjendës Michael Schumacher, ka nisur sezonin e tij të dytë në Formula 1. Ai është pjesë e akademisë Ferrari, por garon me makinën amerikane Haas. Këtë vit, ai është emëruar gjithashtu si një nga dy pilotët rezervë të “kokëkuqes”.

Mick është ende në kërkim të pikëve të para në këtë sport, ndërkohë që po fiton edhe përvojën e duhur që një ditë, ashtu si babai i tij, të garojë për Ferrarin. I bindur për këtë është Franz Tost, shefi i skuadrës Alpha Tauri, që ashtu si Haas përdorn motorin e makinës italiane këtë sezon.

“Edhe për 3 sezone të tjera, Mick do të pilotojë makina më të vogla.

Sot ky sport është më i ndërlikuar dhe shihni që Leclerc apo Russell kaluan mjaft kohë para se të mbërrijnë në makinat kryesore dhe sot të jenë kompetitivë. Ai ka nevojë të arrijë nivele të tjera, të mposhtë fillimisht shokun e skuadrës. Pas vitit 2024 ai mund të shkojë te Ferrari”, tha Tost.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat