Wolf: Besojë te makina

Formula 1

Wolf: Besojë te makina

Më: 19 prill 2022 Në ora: 11:27
Wolf: Besojë te makina

Skuadra e “Mercedes”-it beson se makina e paraqitur në këtë sezon të Formula 1, do të jetë më kompetitive në garat e ardhshme. Pilotët dhe drejtuesit e skuadrës gjermane shpresojnë që ndryshimet që do të vijnë së shpejti, do të bëjnë diferencën, për të ngushtuar diferencën me “Ferrari”-n e “Red Bull”-in.

“Kemi qenë edhe më parë në kushte të tilla të vështira. Na duhet të jemi të duruar, pasi e dimë që ka shumë zona ku duhet punuar dhe të kuptojmë akoma më shumë makinën.

Personalisht jam i bindur në fuqinë që ka makina tonë, por na duhet të përmirësohemi në pistë”, u shpreh Toto Wolf, shefi i “Mercedes”-it.

“Nuk kemi alternativë tjetër, për të ndërtuar një makinë të re, pasi duhen muaj punë për të sjellë në pistë një makinë tjetër.

Nuk kemi alternativë tjetër veçse të kuptojmë edhe më shumë këtë makinë dhe më pas ta ndryshojmë atë në favorin tonë”, tha mes tjerash Wolf.

Gara e ardhshme në Formula 1 , do të zhvillohet në Itali në fundjavën që pason.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat