Ankohet Pranvera Xhaferi

Formula 1

Ankohet Pranvera Xhaferi

Nga: K.G. Më: 19 prill 2022 Në ora: 13:09
Ankohet Pranvera Xhaferi

Kampionja në Drag, Pranvera Xhaferi, ankohet se është dëmtuar gjatë nxjerrjes së rezultateve në Kampionatin e Kosovës, që u mbajt në Ferizaj.  

Garuesja e KA Ferizaj, shpreh pakënaqësitë, duke kërkuar rishikimin i rezultateve. 

“Në kampionatin e Kosovës në disiplinën sllallom në Ferizaj, ku mora pjesë edhe unë, sipas rezultateve të publikuara gjatë procesit të garave (jo të provave) nga FASK-u del që kohën time nuk e kanë arritur as femrat dhe as meshkujt.

Ndërkohë rezultatet e fundit me përmbledhje të penalltive që me qëllim apo pa qëllime dyshoj që  janë marr nga provat e mija (jo nga gara zyrtare) rezultati ishte komplet tjetër!

Ky rezultat ishte i papritur për mua, por nuk  ishte i vetmi, përgjatë vitit të kaluar i kam shprehur pakënaqësitë të cilat nuk janë marrë shumë parasysh. 

Sivjet isha e gatshme të garoja edhe me femra edhe me meshkuj në disiplinën sllallom në Ferizaj,  mirëpo për shkak të rregullores së FASK-ut nuk mu mundësua të garoja edhe me meshkuj edhe me femra.

Të gjithë tashmë i kanë pa aftësitë e mija në vozitje e gara, si në kohë me diell, si në shi, dhe jo veç Kosova, por edhe disa vende evropiane! 

Është e drejtë e imja si sportiste të dyshoj dhe të kërkoj fakte, siq është edhe përgjegjësi e plotë e personave kompetent- që e kanë përcjell garën të më japin një përgjigje të detajuar me fakte e prova.

Ju garantoj që nëse rezultati i fundit i FASK-ut është real, unë do ta pranoj siç kam pranuar çdo rezultat tjetër, por nëse ai rezultat është me dallavere, unë thjesht do të zhgënjehem si shumica e sportistëve që kur nuk u garantohet një gare fer dhe me të drejta të barabarta! 

Premtoj që nëse mua si garuese më garantohet një pjesëmarrje fer në gara brenda dhe jashtë Kosovës, pa dallavere dhe pa barriera të tjera, unë do jem pjesë e garave.

Megjithatë unë si garuese femër, jam shumë krenare për veten që për një periudhë të shkurtër kam arritur rezultate maksimale në këtë sport!

Faleminderit të gjithëve për përkrahjen!”, ankohet Pranvera në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat