Leclerc: Fundjavë e ngarkuar me gara, në Imola me dy objektiva të qartë

Formula 1

Leclerc: Fundjavë e ngarkuar me gara, në Imola me dy objektiva të qartë

Më: 19 prill 2022 Në ora: 14:22
Leclerc: Fundjavë e ngarkuar me gara, në Imola me dy objektiva të qartë

Këtë fundjavë, botërori i Formula 1 spostohet në pistën e Imola, në Itali. Një fundjavë interesante, pasi përveç garës së të dielës do të jetë edhe “gara sprint” e së shtunës, ku gjithashtu jepen pikë të rëndësishme për botërorin. Një fundjavë që pritet me interes dhe padurim nga Ferrari, që këtë sezon kryeson kampionatet për konstruktorë dhe pilotë.

“I kisha harruar garat sprint dhe këtë fundjavë do të kemi dy ditë të angazhuara, pasi janë në tavolinë shumë pikë.

Do të jetë një fundjavë e rëndësishme, pasi të gjithë do të synojnë të grumbullojnë sa më shumë pikë, si në “garën sprint” ashtu dhe në garën e së dielës.

Shpresoj që këtë herë të na shkojë mbarë, pasi vjet kishim vështirësi”, tha Charles Leclerc.

“Nuk e di se si do të reagojë makina në këto dy gara, në një pistë europiane si kjo e Imola. Janë dy javë ku të gjithë kanë punuar fort, ndaj duhet kujdes që nga dita e premte për të patur një makinë të shpejtë.

Uroj të paraqitemi mirë, si në tri garat e para dhe t’u dhurojmë tifozëve të Ferrarit një fundjavë me fitore të dyfishtë”, deklaroi për mediat Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat