Marquez ka vuajtur shumë

Formula 1

Marquez ka vuajtur shumë

Më: 21 prill 2022 Në ora: 12:52
Marquez ka vuajtur shumë

Piloti spanjoll Jorge Lorenzo, ish-kampion bote në MotoGP, ka këshilluar patriotin e tij Marc Marquez (garon me Honda), që të tërhiqet nga garat.

Marquez ka vuajtur shumë dy sezonet e fundit, ku rrëzimet e shpeshta, operacionet në shpatull dhe së fundi problemet me shikimin, kanë bërë që ai të mos jetë më pretendent për titull.

Lorenzo këshillon Marquez (dikur shokë skuadre) të tërhiqet nga garat:

“E dimë të gjithë se teknikisht ai është një fenomen.

Por dëmtimet e shpeshta në kaq shumë pjesë të trupit nuk të ndihmojnë aq fizikisht dhe as psikologjikisht. Pak nga pak, ato probleme do të hyjnë edhe në mendjen e pilotit dhe do ta pengojnë edhe aty”.

“Marc është gati 30 vjeç, nuk është më i ri. Në këtë moshë, këto rrëzime nuk janë më të menaxhueshme si në moshën 20-vjeçare. Nuk e mohoj se Marc ka ambicje, por koha kalon për të gjithë. mendoj se është momenti që ai të tërhiqet”, tha Lorenzo. Gjithsesi, Marc Marquez ka ende edhe një vit kontratë me Honda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat