Ka më shumë pikë se shoku i skuadrës në renditje

Formula 1

Ka më shumë pikë se shoku i skuadrës në renditje

Më: 22 prill 2022 Në ora: 11:59
Ka më shumë pikë se shoku i skuadrës në renditje

Për momentin, me 38 pikë, piloti britanik George Russell ndodhet i dyti në renditjen botërore të Formula 1, duke patur 9 pikë më shumë se shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton. Megjithatë, Russell, që këtë sezon debuton me Mercedes, shprehet se 7 herë kampioni i botës është piloti kryesor te makina kampione.

Ai zbulon marrëdhënien që ka me patriotin e tij: “Ne jemi në faza të ndryshme të karrierës dhe nuk ka numër 1 apo 2 te kjo skuadër.

Gjithsesi, ai mbetet kapiteni, pasi përvoja e tij është e pakrahasueshme. Është 7 herë kampion bote dhe ka ambicje për më shumë, ashtu sikurse edhe unë. Por së bashku garojmë për Mercedes”.

“Unë e respektoj, por në pistë garojmë si të barabartë. Unë jam djaloshi i ri në skuadër dhe nuk zbres në pistë për të qenë lider i ekipit.

Ai është kapiteni i skuadrës dhe kështu duhet të jetë. Unë e admiroj për atë që ka arritur në këtë sport, duke u përpjekur të mësoj sa më shumë prej tij”, tha Russell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat