Verstappen: Sikur ishe tifoz me Arsenalin

Formula 1

Verstappen: Sikur ishe tifoz me Arsenalin

Më: 22 prill 2022 Në ora: 12:22
Verstappen: Sikur ishe tifoz me Arsenalin

Max Verstappen dhe Lewis Hamilton nuk rrinë dot pa ngacmuar njëri-tjetri sa herë u jepet mundësia.

Së fundmi ka qenë holandezi ai i cili është tallur me rivalin e tij në Formula 1, në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar së fundmi se kompania ku është aksioner britaniku do të blejë klubin e Chelsea-t, duke thënë se mendonte se Hamilton ishte tifoz me Arsenalin.

Hamilton, së bashku me 23 herë kampionen e tenisit Serena Williams janë pjesë e grupin që duan të blejnë klubin e Roman Abramovich.

Ndërsa ka folur me mediet, Verstappen tha: “Unë jam tifoz i PSV-së dhe kurrë nuk do ta blija Ajax-in.

Dhe nëse unë do të blija një klub futbolli do të dëshiroja të kisha pronësinë e plotë, jo të zotëroja një % të vogël. Unë mendoja se Hamilton është tifoz me Arsenal, apo jo? Të blesh Chelsea-n kur je tifoz i Arsenal-it, kjo duket shumë interesante. Megjithatë çdokush bën çfarë dëshiron me paratë e veta, kështu që le të shohim se çfarë do të ndodhë më pas.”.

Hamilton njihet si një mbështetës i madh i futbollit dhe siç theksoi dhe Verstappen që fëmijë ai ka qenë tifoz i Arsenal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat