Hamilton konfirmon lajmet dhe i kundërpërgjigjet Verstappen

Formula 1

Hamilton konfirmon lajmet dhe i kundërpërgjigjet Verstappen

Më: 22 prill 2022 Në ora: 14:13
Hamilton konfirmon lajmet dhe i kundërpërgjigjet Verstappen

Tetë herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton ka konfirmuar lajmet se do t’i bashkohet grupit që është në negociata për të blerë Chelsea-n. Britaniku konfirmoi këto lajme në konferencën e dhënë për mediet përpara garës në Imola.

“Po është e gjitha e vërtetë. Kam qenë fans i futbollit që fëmijë, kam luajtur futboll. Motra ime donte që unë të mbështesja Arsenal-in, por xhaxhai im ishte tifoz i “bluve”.

Futbolli është sporti më i rëndësishëm në botë dhe Chelsea është një nga klubet më të rëndësishme në botë. Dëgjova për këtë mundësi dhe thash ‘Wow’, është një mundësi e shkëlqyer dhe unë po mundohen ta shfrytëzoj.”-deklaroi piloti i mercedes.

Kjo deklaratë vjen edhe si një kundërpërgjigje ndaj rivalit të tij, Max Verstappen, i cili pak orë më parë e ngacmoi Hamilton, duke i theksuar se e dinte tifoz me Arsenal dhe se i dukej pa sens që mbështetësi i “The Gunners” të kërkonte të blinte Chelsea-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat