Ferrari në kundërsulm

Formula 1

Ferrari në kundërsulm

Më: 4 maj 2022 Në ora: 12:13
Ferrari në kundërsulm

Pas zhgënjimit në garën e fundit në Imola (Itali), skuadra Ferrari përgatitet për sfidën e radhës, atë që zhvillohet këtë fdundjavë në pistën debutuese të Majemi.

Një garë me shumë enigma, pasi pilotët do të garojnë aty për herë të parë. një pistë e shpejtë, që mund të favorizojë Red Bull, pasi janë edhe 3 zona DRS.

Gjithsesi, Ferrari ka gati modifikimet e para për njëvendëshen e pilotëve të saj, disa prej të cilave janë provuar së fundi dhe duket se kanë rezultuar efikase.

Pjesa e poshtme e makinës dhe disa modifkime të tjera janë pjesët ku është punuar më shumë, për të patur një makinë më të shpejtë në pjesët e dfrejta, aty ku dominon Red Bull.

Objektivi i “kokëkuqes” është minimizimi i tundjes (lëkundjes) së makinës në pjesën e drejtë, që i kushton shumë në humbjen e shpejtësisë. Edhe pjesa e pasme e makinës do të ndryshojë disi për ta bërë më të shpejtë makinën e Leclerc dhe Sainz. Limitimi i lëkundjes do të sjellë edhe një menaxhim më të mirë të gomave gjatë garës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat