Ponikva, sfida e parë ndërkombëtare për këtë vit

Formula 1

Ponikva, sfida e parë ndërkombëtare për këtë vit

Më: 13 maj 2022 Në ora: 23:48

Ponikva, sfida e parë ndërkombëtare për këtë vit!

Ernest Daka, Gazmend Demolli, Valdet Kaçandolli, Arjeta Rysha, Lëndrim Dogani e Faton Rama e përbëjnë ekipin e përzgjedhur nga Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) që do të marrin pjesë në garën e disiplinës malore, e cila në këtë fundjavë mbahet në Ponikva të Maqedonisë së Veriut.

Përveç pjesëmarrjes dhe përvojave të fituara, gara është e rëndësisë së veçantë edhe për faktin se është në kuadër të kampionatit të FIA CEZ.

Garuesit tanë janë shprehur optimistë për paraqitje dhe rezultate të mira, sidomos disa prej tyre, të cilët përveç se kanë përvojë, kanë bërë edhe investime të mëdha para fillimit të kampionatit të sivjetmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat