Kampioni spanjoll nuk është i kënaqur te “Honda”

Formula 1

Kampioni spanjoll nuk është i kënaqur te “Honda”

Më: 17 maj 2022 Në ora: 11:12
Kampioni spanjoll nuk është i kënaqur te “Honda”

Tetë herë kampioni i botës në garat e motoçiklizimit, piloti spanjoll i “Honda”, Mark Markez, nuk ka korrur asnjë fitore këtë sezon. Në garën e fundit në Le Mansh (Francë) ai u klasifikua i gjashti, larg më të mirëve. Për një pilot që ishte mësuar të dominonte në pistë për shumë vite, këto rezultate janë shumë larg objektivit të tij.

Duke bërë një analizë të situatës, ai pranon limitet e tij fizike pas operacioneve, por shigjeton edhe pilotët e tjerë të Honda si dhe vetë motorin japonez.

“Kam qenë larg më të mirëve dhe nëse nuk do të ishin rrëzuar 3 pilotë para meje do të isha renditur i nënti. Ishte një garë ku nuk kishim ritmin e duhur me më të mirët.

Ky është pozicioni ynë tani për tani, mund të duelojmë për vendet 5-6 dhe jo më shumë. Duhet të kuptojmë shumë gjëra, se si ta përmirësojmë motorin, si të përmirësohem unë

E pranoj se nuk po pilotoj ashtu si duhet për shkak të operacioneve, por jam më i miri nga të gjithë pilotët te “Honda”. Ku janë të tjerët dhe motori?”, tha Markez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat