Sainz: Kjo është një javë e veçantë për mua

Formula 1

Sainz: Kjo është një javë e veçantë për mua

Më: 17 maj 2022 Në ora: 13:44
Sainz: Kjo është një javë e veçantë për mua

Piloti spanjoll i Ferrarit, Carlos Sainz, ende nuk e ka shijuar fitoren e parë në Formula 1. Ai shpreson që këtë tabu ta thyejë këtë vit, madje që këtë fundjavë, në garën e shtëpisë së tij, në Barcelonë. Sainz beson se ndryshimet që do të ketë “kokëkuqja” në këtë garë do t’i japin asaj mundësi të jetë e shpejtë e duelojë për fitoren.

“Kjo është një javë e veçantë për mua dhe do të përpieqm ta shijoj në maksimum jëtë garë.

Nuk e kam arritur këtë gjë më parë dhe do të kem mundsi të dueloj për fitoren në Spanjë, çka do të ishte speciale. E di që do të kem mbështetjen e shumë tifozëve dhe nuk dua t’i zhgënjen”, u shpreh Carlos Sainz.

Spanjolli ka arritur 3 podiume këtë sezon, por gjithnjë ka qenë pas shokut të tij të skuadrës, Charles Leclerc.

“Fitorja në Spanjë do të ishte kurorëzim i punës së madhe që kam bërë çdo ditë dhe ta arrija atë në shtëpinë time do të ishte fantastike. Edhe tifozët duan fitoren e një piloti spanjoll. Këtu kam bërë mjaft gara të mira dhe këtë vit kam makinën e duhur për të fituar”, tha Sainz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat