Kundër Hamiltonit

Formula 1

Kundër Hamiltonit

Më: 17 maj 2022 Në ora: 19:55
Kundër Hamiltonit

Prej fillimit të këtij sezoni, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) është duke i mëshuar rregullit për të mos lejuar pilotët që të garojnë teksa mbajnë në trup bizhuteri. Kjo rregullore ndikon drejtpërdrejt tek Leëis Hamilton teksa shtatë herë fituesi i Botërorit është një nga fansat më të mëdhenj të bizhuterive të cilat nuk pranon t’i heqë nga trupi edhe kur garon.

Në këtë fillim sezoni, britaniku është paralajmëruar disa herë se mund të përjashtohet nga një garë e caktuar ndërsa tashmë duket se kupa është mbushur dhe Hamilton rrezikon pjesëmarrjen në Çmimin e Madh të Spanjës në këtë fundjavë.

Sakaq, lidhur me situatën e 37-vjeçarit ka folur edhe bosi i Mclaren, Andreas Seidl i cili thekson se nëse Hamilton nuk është dakord me rregullat atëherë le të mos garoj më.

“Është një rregull që ekziston prej disa vitesh dhe nëse do të bëhej fjalë për një sport tjetër apo për një profesion tjetër, do të zbatohej menjëherë dhe nuk do të kishte asnjë diskutim.

Nëse nuk do të heqësh bizhuteritë apo nëse kundërshton veshjen e të brëndshmeve kundër zjarrit, atëherë mos garo fare.

Është shumë e lehtë. Kjo varet nga Hamilton, por për këtë ka gjoba. Është njësoj si dikush që ecën me shpejtësi në rrugë, nuk mund t’i ndalosh ta bëjnë atë, por prandaj ekzistojnë gjobat. Nuk mund t’i lejosh njerëzit të shkelin rregullat dhe të bëjnë çfarë të duan”, u shpreh Seidl.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat