Wolff nuk heq dorë: Barcelona vendimtare

Formula 1

Wolff nuk heq dorë: Barcelona vendimtare

Më: 18 maj 2022 Në ora: 12:06
Wolff nuk heq dorë: Barcelona vendimtare

Vetëm dy podiume deri më tanië në 5 garat e para sezonale të Formula 1 dhe 63 pikë disavantazh ndaj Ferrarit, janë shifra që flasin se makina Mercedes nuk është në atë nivel që pritej.

Skuadra kampione e botës, që ka dominuar në vitet e fundit, këtë vit ka ngecur që në start, duke mos qenë në gjendje të rivalizojë.

Në prag të garës që zhvillohet këtë fundjavë në pistën spanjolle të Montmelo (Barcelonë), drejtori sportiv i Mercedes, Toto Wolff, tha: “Kjo garë është e rëndësishme për ne, për ta krahasuar me atë që zbriti në pistë gjatë testeve dimërore. Në Majemi patëm momente përmirësimi, që na japin besim për të ardhmen”.

“Barcelona është pista e përkryer për të marrë një përgjigje përfundimtare në lidhje me besueshmërinë e makinës tonë. Nuk ka përfunduar ende asgjë, pasi janë 23 gara në total. Barcelona është, si në basketboll, përfundimi i çerekut të parë të një ndeshje. Janë ende për t’u zhvilluar 3/4 e sezonit”, tha Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat