Ulet numri i garave në Formula 1

Formula 1

Ulet numri i garave në Formula 1

Më: 19 maj 2022 Në ora: 11:29
Ulet numri i garave në Formula 1

Organizatorët e botërorit të Formula 1 kanë bërë me dije se gara e Çmimit të Madh të Rusisë, e planifikuar më 25 shtator, në pistën e Soçit, nuk do të zëvendësohet me ndonjë pistë tjetër. Kjo garë u anullua dy muaj më parë, pas sulmeve ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Fillimisht u përfol se kjo garë do të zëvendësohej me një tjetër, por tashmë ëhstë marrë vendimi që ajo të mos zëvendësohet.

Për pasojë, numri i garave të këtij botërori do të zbresë nga 23 në 22. Gara e Italisë, që zhvillohet më 11 shtator në Monza, do të mbyllë etapat europiane këtë vit.

Ky vendim u mor pas kërkesës së skuadrave, që për shkak të buxhetit të limituar dhe qw synojnw një ulje të numrit të garave dhe të shpenzimeve.

Pas garës në Monza, do të garohet në Lindjen e Largët, e më pas në Amerikë, Meksikë e Brazil, për ta mbyllur sezonin në Lindjen e Mesme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat