Max Verstappen pranon: U bëra kampione bote falë atij

Formula 1

Max Verstappen pranon: U bëra kampione bote falë atij

Më: 19 maj 2022 Në ora: 12:08
Max Verstappen pranon: U bëra kampione bote falë atij

Askush nuk e ka harruar garën e fundit sezonale të vitit të kaluar në Formula 1, me Max Verstappen që shpallej kampion bote pas parakalimit që i bënte Lewis Hamilton pak kilometra nga finishi. Në atë garë, piloti holandez i Red Bull mori një ndihmë të madhe nga shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, që arriti të mbajë pas britanikun e Mercedes.

“Kur dola nga bosket dhe ndërrova gomat nuk e shihja Lewis, pasi ishte shumë përpara meje.

Dija që para tij ishte Perez, që nuk ishte ndalur ende dhe bëri të mundur që të bllokonte Lewis.

Nëse ai nuk do ta kishte bërë atë gjë, sot nuk do të isha kampion bote. Leëis do të kishte patur mundësi të ndërronte sërish gomat dhe sot do të ishte ai kampion”, tha Verstappen.

“Fakti që Perez e reduktoi tërësisht avantazhin që Hamilton kishte me mua bëri që strategjitë të ndryshonin. Më pas edhe fati bëri punën e tij, me aksidentin e Latifi dhe mundësinë që m’u dha për të ndërruar gomat. Aty pashë mundësinë se mund të fitoja garën e titullin”, tha Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat