Mercedesi vjen me ndryshime të mëdha në Spanjë

Formula 1

Mercedesi vjen me ndryshime të mëdha në Spanjë

Më: 20 maj 2022 Në ora: 11:10
Mercedesi vjen me ndryshime të mëdha në Spanjë

Pas zhgënjimeve në 5 garat e para sezonale, skuadra e “Mercedes”-it, do të vijë këtë fundjavë në Barcelonë me një makinë që ka pësuar ndryshime të mëdha.

Drejtuesit e makinës kampione, shpresojnë të ulin diferencën prej gati 1 sekondë që kanë me Ferrarin e Red Bull, që kanë dominuar deri më tani.

Sipas mediave italiane, në pistën e Montmelo do të shohim një Mercedes më agresiv, pasi ka ndryshuar tërësisht pjesa e pasme e makinës. Ajo do të ketë një ngarkesë maksimale aerodinamike. Modifikime edhe në pjesën e poshtme të makinës, që do të reduktojnë problemin e tundjes në pjesët e drejta.

Disa modifkime u aplikuan në garën e fundit në Florida, por shumë prej tyre janë testuar dy ditë më parë. Në Francë, makina gjermane ka kryer me George Russell plot 100 km e lejuara për filmime, ku janë testuar modifkimet e reja, që duket se kanë dhënë rezultat.

Andaj, këtë fundjavë pritet një Mercedes ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat