Dritë në fund të tunelit për Mercedesin

Formula 1

Dritë në fund të tunelit për Mercedesin

Më: 20 maj 2022 Në ora: 19:58
Dritë në fund të tunelit për Mercedesin

Formula 1 këtë fundjavë është zhvendosur në Spanjë ndërsa në ditën e sotme janë zhvilluar dy sesionet e provave të lira.

Surpriza pas dy sesioneve të para ka qenë rikthimi në vendet e para të Mercedes, teksa skuderia gjermane ka vuajtur një formë të dobët në këtë fillim të sezonit.

Gjithsesi,  dy pilotët e saj George Rusell dhe Leëis Hamilton e mbyllën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë duke shfaqur përmirësime nga e kaluara.

Sakaq, konfirmohet forma e Ferrarit me Charles Leclerc i cili ishte tejet i shpejtë dhe e mbylli ditën si i parë në pistën e Katalunjës.

Vetëm vendi i pestë për Max Verstappen me Red Bull me holandezin që nuk ishte përshtatur ende me pistën ndërkohë që Carlos Sainz, piloti tjetër i Ferrarit regjistroi kohën e katërt më të mirë.

Një paraqitje e mirë edhe për Fernando Alonso me kohën e gjashtë më të mirë ndërsa Sergio Perez e mbylli i shtati. Kujtojmë se provat zyrtare do të jenë ditën e nesërme, ndërsa gara zhvillohet të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat