Leclerc me Ferrari siguroi “pole position”

Formula 1

Leclerc me Ferrari siguroi “pole position”

Më: 21 maj 2022 Në ora: 17:16
Leclerc me Ferrari siguroi “pole position”

Charles Leclerc me Ferrari siguroi pasditen e sotme “pole position” në pistën e Montmelo (Barcelonë), të vlefshëm për garën e Çmimit të Madh të Spanjës në Formula 1. Ferrari rikthehet makina më e shpejtë, duke dhënë kohën 1’18”750, në një sfidë të fortë me Red Bull e Mercedes. Makina gjermane rikthehet protagoniste në këtë pistë, duke rivalizuar me dy të tjerat.

Në vendin e dytë u klasifilkua kampioni i botës në fuqi, holandezi Max Verstappen me Red Bull.

Në përpjekjen e tij të fundit për “pole” ai pati një probleme në njëvendëshen e tij, duke mos dhënë kohë.

Gjithsesi, ai do ta nisë garën nga vija e parë e startit. Në vendin e tretë u rendit makina tjetër Ferrari, ajo e spanjollit Carlos Sainz, që sot pati mbështetjen e publikut të tij.

Mirë u paraqitën dy makinat Mercedes, në vendet 4 e 6 me britanikët George Russell e Lewis Hamilton, që synuan edhe “pole”. Mes tyre u rendit makina tjetër Red Bull, ajo e meksikanit Sergio Perez. Në “top-10” më të mirët e provave zyrtare edhe Bottas, Magnussen, Ricciardo e Mick Schumacher. Të dielën, ora 15:00, do të zhvillohet gara e gjashtë sezonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat