Hamilton: Ndryshimet dhanë rezultat te Russell

Formula 1

Hamilton: Ndryshimet dhanë rezultat te Russell

Më: 25 maj 2022 Në ora: 11:42
Hamilton: Ndryshimet dhanë rezultat te Russell

Piloti britanik Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, ka sqaruar se përse George Russell, shoku i tij i skuadrës te Mercedes është disi më i shpejtë në garën e fundit në Spanjë. Sipas tij, në makinën e Russell u aplikuan disa modifkime shtesë, që nuk ishin montuar te Hamilton.

Sipas kampionit të botës, ndryshimet ishin efektive dhe duke nisur nga gara e radhës në Montekarlo do të aplikohen edhe tek ai. “Kemi sjellë disa modifikime në makinë dhe ritmi në garë ishte shumë ndryshe nga garat e shkuara. Na duhet vetëm të përmirësohemi në provat zyrtare”, tha Hamilton.

“Në Spanjë, makinat tona ishin paksa ndryshe, pasi bëmë disa eksperimente në makinën e George, që në fund rezultuan më të mira në provat zyrtare krahasuar me mua.

Ndaj, në garën e radhës ato do të aplikohen edhe tek unë. Ky është një sinjal pozitiv, pasi jemi në rrugën e duhur dhe shpejt do të duelojmë për fitore”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat